“Shkelm” i fortë për Atletiko Madridin, Simeone humbet yllin e skuadrës para ndeshjes me Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 17:26

Bota FB Lajmi i fundit Liga e Kampioneve

“Shkelm” i fortë për Atletiko Madridin, Simeone humbet yllin e skuadrës para ndeshjes me Liverpulin

Atletiko Madridi vuan mungesën e Zhoao Feliksit për supersfiën e nesërme kundër Liverpulit në kuadër të fazës 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.

0_Atletico-Madrid-v-Leganes-La-Liga-Santander

20-vjeçari portugez është infektuar me virusin “faringitis”, i cili shkakton ethe, skuqje të fytit, etj.

Futbollisti pritej të luante pas 3 javësh mungesë pasi rikuperoi dëmtimin në muskujt e këmbës, por ditën e sotme Feliks u diagnostikua me “faringitis”. “Los Colchoneros” nuk do të kenë në dispozicion as mbrojtësin e djathtë Kieran Tripier.

Nga ana tjetër, Liverpuli vjen thuajse i plotë në Madrid duke mos patur në gadishmëri vetëm Xherdan Shaqirin.

Kampionët e Europës nisen si favoritë për këtë takim, ndërsa trajneri i Atletiko Madridit Diego Simeone duhet të gjejë formacionin e përshtatshëm për të përballuar me sukses “të kuqtë”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com