Shkeli marrëveshjen me klubin duke firmosur në Greqi, Kukësi do të hedhë në gjyq Albi Allën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2017 | 11:24

Shkeli marrëveshjen me klubin duke firmosur në Greqi, Kukësi do të hedhë në gjyq Albi Allën

Skuadra e Kukësit ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në lidhje me largimin e mbrojtësit Albi Alla, drejt skuadrës greke të Larisës. Verilindorët deklarojnë se do të nisin procedurat ligjore kundër Allës, pasi ata pretendojnë se futbollisti është në kontratë me Kukësin dhe nuk ka të drejtë të firmosë me asnjë klub tjetër.

Alla Kukesi

Mes pretendimeve kontraktuate të kampionëve është edhe një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh që ishte parashikuar në kontratë në rast të një precedenti të tillë.

Kërkesa e klubit të Kukësit:

Ndalimin e çdo negociate apo nënshkrimi të ndonjë kontrate pune me ndonjë klub tjetër vendas ose i huaj. Nëse ju negocioni apo nënshkruani ndonjë kontratë me klube të tjera, ju bëjmë me dije se Klubi i Kukësit do të fillojë procedurat ligjore për dëmshpërblimin nga ana juaj.

gjici

Kopja e shkresës që i është dërguar Albi Allës:

Shkresa

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"