Shkatërruan Barçën 9 muaj më parë dhe tani bëhen baballarë, “festimi” i yjeve të PSG-së ka qenë i zjarrtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 22:22

Shkatërruan Barçën 9 muaj më parë dhe tani bëhen baballarë, “festimi” i yjeve të PSG-së ka qenë i zjarrtë

Dy futbollistët brazilian të PSG-së, Markinjos dhe Lukas Moura janë bërë baballarë brenda të njëjtës javë, duke përjetuar kështu një nga momentet më të lumtura të jetës.

fourfourtwo

Një statistikë mjaft e veçantë tregon se fëmijët e futbollistëve kanë lindur 9 muaj pas fitores 4-0 ndaj Barcelonës në 14 shkurt të vitit 2017. Kjo ishte një nga ndeshjet më spektakolare të skuadrës franceze, edhe pse takimi i kthimit rezultoi një disfatë pasi Barça e fitoi ndeshjen e kthimit 6-1.

Lukas dhe Markuinjos

Përveç të tjerave revista “FourFourTwo” ka kujtuar se bebet kanë lindur 9 muaj fiks pas festës së “Shën Valentinit” e cila njihet ndryshe si festa e të dashuruarve…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"