“Shkatërroi lojtarët e Napolit, Hysajt i hoqi vetbesimin”, menaxheri i shqiptarit nuk kursen kritikat për Ançelotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 18:00

Bota FB Lajmi i fundit Legjionaret

“Shkatërroi lojtarët e Napolit, Hysajt i hoqi vetbesimin”, menaxheri i shqiptarit nuk kursen kritikat për Ançelotin

Menaxheri i Elseid Hysajt fajësoi ish-trajnerin e Napolit Karlo Ançeloti për rënien e nivelit të skuadrës në këtë sezon.

hysaj

Në një prononcim për “Radio Punto Nuovo”, Mario Xhufredi kritikoi ashpër trajnerin aktual të Evertonit `pasi shkatërroi fizikisht psikologjikisht shumë lojtarë. Xhufredi vlerësoi maksimalisht Xhenaro Gatuzon për rigjallërimin e futbollistëve të skuadrës napolitane.

“Ançeloti e shkatërroi djaloshin për sa i përket vetbesimit. E kaluara e Ançelotit te Napolit? Ai nuk bëri mirë, përndryshe nuk do ta kishin shkarkuar. Shumë futbollistë u shkatërruan prej tij dhe ripërtërinë veten kur erdhi Gatuzo. Ai është një trajner i mirë, por ka ardhur në një moment shumë të vështirë të skuadrës, por ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa për Juriçin, trajnerin e Veronës duhet të provohet në një terren të vështirë”, bëri me dije menaxheri i kapitenit të Shqipërisë Elseid Hysaj Mario Xhufredi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com