Shkarkuan Patushin, zbulohet kandidati për të marrë postin e trajnerit të Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2021 | 14:42

Shkarkuan Patushin, zbulohet kandidati për të marrë postin e trajnerit të Burrelit

Pasi shkarkuan trajnerin Saimir Patushi për rezultatet negative të skuadrës, tani më ka dalë në skenë një emër i ri për pankinën e klubit matjan.

ALERT ALCANI

“Panorama Sport” mëson se kandidat për në krye të skuadrës së Burrelit është Alert Alcani.

Skuadra matjane këtë sezon nuk e ka nisur sezonin në pritshmëritë e duhura, ku pas 11 javësh renditen në vendin e 8 në kuotën e 13 pikëve. Një fillim sezoni ku matjanët nuk pajtohen kurrsesi me këtë ecuri ku pritet që së shpejti të prezantohet trajneri i ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"