“Shkarkojeni këtë trajner dështak dhe amator!”, ish-sulmuesi i Partizanit shpërthen kundër Kolelës: Na është bërë si Panuçi Nr. 2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 18:55

“Shkarkojeni këtë trajner dështak dhe amator!”, ish-sulmuesi i Partizanit shpërthen kundër Kolelës: Na është bërë si Panuçi Nr. 2

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i Partizanit, ka shpërthyer në kritika ndaj trajnerit Xhovani Kolela pas humbjes së radhës së të kuqve në kampionat. Dosti, nëpërmjet një postimi në rrjetet social, i ka kërkuar klubit që të shkarkojë trajnerin italian.

dosti demi

Ai i ka bërë thirrje direkte presidentit Demi që të mos hezitojë të largojë nga detyra italianin, duke e kritikuar në fakt pse u kthye edh një herë te trajnerët e huaj.

“Ti nuk e meriton të jesh trajner i këtij klubi me shumë histori, se ti je trajner amator, boll mo.

Zoti Demi vendos dinjitetin tënd në radhë të parë dhe atë të Partizanit, duke e shkarkuar këtë dështak. Çdo sekondë që kalon aty është në dëmin tuaj dhe të Partizanit. Mendohu mirë….!

Ditën që e mori ekipin tha se objektivi është kupa dhe titulli kampion dhe nuk tha se me këta lojtarë nuk fitohet asgjë, pse kështu justifikohet, në momentin që ai pranoi të drejtonte, do të thotë se kualiteti i lojtarëve ishte, por ti nuk kë aftësi për të drejtuar (je bërë si Panuçi Nr 2, që sa herë humbte thoshte e kanë fajin lojtarët) Turp turp turp…! Zoti Demi të lutem mos hezito të firmosësh shkarkimin e këtij Trajneri amator. Kam thënë me kohë që bëre gabim që riktheve Italianët tek Partizani, por nuk më dëgjove”, shkruan Dosti në statusin e tij në rrjetet sociale.

WhatsApp Image 2023-01-26 at 6.43.40 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"