Shkarkoi holandezin Kuman, Evertoni i beson pankinën ish-trajnerit të Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 17:12

Shkarkoi holandezin Kuman, Evertoni i beson pankinën ish-trajnerit të Anglisë

Do të jetë Sam Allardais trajneri i ri që do të zëvendësojë Ronald Kumanin në krye të Evertonit.  1 muaj pas shkarkimit të holandezit, skuadra nga Liverpuli vendosi t’i besojë ish-trajnerit të Anglisë, i cili ka zhvilluar këtë të mërkurë seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.

Allardajs

63-vjeçari rikthehet në Premieri Ligë 6 muaj pasi u largu nga Kristal Palase për rezultate të dobëta. Allardias do të qëndrojë në tribunë në takimin që Evertoni do të zhvillojë sot në mbrëmje ndaj Uest Hem. Skuadrën sot do ta drejtojë trajneri i dytë David Unsuorth.

Everton

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"