Shkarkoi Hasin para 2 muajsh, presidenti i Olimpiakosit jep dorëheqjen për të pastruar imazhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 22:17

Shkarkoi Hasin para 2 muajsh, presidenti i Olimpiakosit jep dorëheqjen për të pastruar imazhin

Në 25 shtator presidenti i Olipiakosit, Evangelos Marianakis shkarkoi trajnerin shqiptar Besnik Hasi për rezultate të dobëta, ndërsa sot ka dhënë dorëheqje pas akuzave të ngritura kundër tij për manipulimin e ndeshjeve në kampionatin grek.

marin1405600066

Marianakis u paraqit  para Gjykatës së Apelit në Athinë, ku së bashku me 28 persona të tjerë u akuzuan për manipulim. Në listën e gjatë të të akuzuarve ka dhe zyrtarë të lartë të Federatës greke të Futbollit (EPO), arbitra, trajnerë dhe ish-futbollistë nga klubet e Levadiakos, Panionios, Verias apo Atromitosit të Athinës.

Marianakis

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Olimpiakosit bëri të ditur se presidenti do të tërhiqej nga detyra deri sa të pastrohej imazhi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"