Shkarkohet trajneri i ekipit të Kategorisë së Parë, shkak bëhen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 19:50

Shkarkohet trajneri i ekipit të Kategorisë së Parë, shkak bëhen…

Tërbuni është mundur nga Korabi me rezultatin 1-0, ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Katëgorisë së Parë, në grupin A.

kernaja

Kjo humbje i ka kushtuar trajnerit të Tërbunit, Oltion Kërnaja, i cili është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës.

“Panorama Sport” mëson se trajneri është shkarkuar, pas vendimit të kryebashkiakut të Pukës, i cili ka paralajmëruar edhe largime lojtarësh.

Tërbuni momentalisht ndodhet në vendin e shtatë me 10 pikë, teksa ka marrë dy fitore, ka barazuar 5 herë dhe ka humbur 5, në 12 ndeshje.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"