“Shkarkimi im, pa asnjë bazë”, reagon trajneri i klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 23:59

“Shkarkimi im, pa asnjë bazë”, reagon trajneri i klubit të Kategorisë së Parë

Besnik Duli, trajneri që për mbi 25 vite ka kontribuuar për Veleçikun, u shkarkua para pak ditësh dhe për “Panorama Sport” ai komenton vendimin e drejtuesve:

Besnik-Duli

“Humbja me Dinamon ishte e papritur, një rezultat negativ pas 6-7 takimesh të bukura. Ndërprerja e kampionatit na shkatërroi punën, ekipi është sot pa 6-7 lojtarë formacioni të dëmtuar. Nuk justifikohem, edhe kështu nuk u dorëzuam dhe luajtëm me gjithë kapacitetet tona.

Në 4 ndeshje arritëm 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. E lashë ekipin brenda objektivit. Kur shikoj që diçka nuk shkon mirë, largohem vetë. Po ikin trajnerë botërorë, por shkarkimi im më duket emocional, pa asnjë bazë, i diktuar nga rrethana që s’kanë lidhje me humbjen.

Presidenti që më mbajti 5 vjet, pse ndryshoi mendim papritur? Kam bërë detyrën dhe kam realizuar objektivin. Tani urimi im është që Veleçiku të qëndrojë në të Parën. Jam krenar që kam punuar për këtë ekip”, tha Duli.

Bashkim Romekaj – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"