Shkarkimi i Setienit duket i pashmangshëm, ja kush pritet trajner te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 20:11


Shkarkimi i Setienit duket i pashmangshëm, ja kush pritet trajner te Barcelona

Është koha për të marrë vendime dhe duket se i pari është shkarkimi i trajnerit Kike Setien. Drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar trajnerin e ardhshëm të skuadrës dhe kanë nisur telefonatat.

setien-1-600x360

Dëshirat dhe emrat janë të shumtë, por tani do të marrin pak kohë për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për të mos gabuar sërish si me Kike Setienin. Ksavi Hernandez është një prej emrave që iu pëlqen drejtuesve, të cilin tentuan ta merrnin në janar kur shkarkuan Valverden. Ai refuzoi, sepse tha se nuk ishte momenti i duhur, por nuk dihet nëse tani do të pranojë për të rindërtuar skuadrën nga e para.

Duket diçka e rrezikshme, duke parë që katalanasit kanë nevojë për ndryshime të shumta. Për tifozët është emri më i preferuar. Një tjetër trajner është Masimiliano Alegri, i cili prej një viti është i papunë. Zgjidhi kontratën me Juventusin një sezon më parë dhe tani ka karikuar bateritë për të nisur një tjetër aventurë.

mesi setien

Sigurisht që do të pranonte menjëherë të merrte drejtimin e Barcelonës, edhe pse për momentin ka një marrëveshje të fshehtë me Interin për të marrë drejtimin e skuadrës në rast se do të largohet Antonio Konte. Nuk qëndron pas edhe Mauricio Poçetino, i cili kohë më parë ka thënë se nuk do ta drejtonte kurrë Barcelonën, por në futboll gjërat ndryshojnë. Ëndrra e katalanasve mbetet Kuman, i cili është i fokusuar tek aventura e tij me Holandën.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com