Shkarkimi i Poçetinos, shpërthen Vieri: Futbolli një barsoletë, janë çmendur të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 13:05

Shkarkimi i Poçetinos, shpërthen Vieri: Futbolli një barsoletë, janë çmendur të gjithë

Kristian Vieri u bashkohet zërave që nuk janë aspak dakord me shkarkimin e një trajneri të kalibrit si Mauricio Poçetino nga stoli i Totenhemit.Mauricio-Pochettino-celebrates-beating-Ajax

Ish-sulmuesi i Interit dhe kombëtares italiane, e komentoi me nota të ashpra lajmin përmes “Instagram”-it. “Futbolli tashmë është shndërruar në një barsoletë. Të largosh një trajner që shkoi në finalen e Ligës së Kampioneve. Janë çmendur të gjithë”, shkruante opinionisti sportiv i “Tiki Taka”-s.

Ndërsa ish-tekniku i “Spërsave”, Herri Redknap, akuzoi futbollistët e “Spërsave”: “Të gjithë thonë se lojtarët e adhuronin Poçetinon. Por nëse e donin kaq shumë, ndoshta do të kishin nisur të luanin më mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"