“Shkarkimi i paligjshëm, do ketë pasoja për 6 anëtarët”, Bezhani: Do çoj çështjen në Lozanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 8:39

“Shkarkimi i paligjshëm, do ketë pasoja për 6 anëtarët”, Bezhani: Do çoj çështjen në Lozanë

Viron Bezhani, presidenti i Kreut të Komitetit Olimpik Shqiptar, ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc News”, teksa ka folur për debatin e madh që ka lindur së fundmi, në olimpizmin shqiptar.

viron bezhani

Në KOKSH ka nisur një “rebesh” shkarkimesh mes anëtarëve dhe presidentit, ku ka dhe një sërë akuzash për shpërdorim detyre mes tyre. Bezhani shprehet mbi shkarkimin e tij të paligjshëm dhe thekson se kjo gjë do të sjellë pasoja mbi anëtarët e KOKSH.

“Kanë bërë një veprim jo të ligjshëm, që kanë kryer pezullimin e presidentit, gjoja. Në asnjë nen apo pikë të nenit nuk mund ta mbështes. Kjo është një diçka që do të ketë pasoja më vonë, sepse të gjashtë ata që kanë firmosur një shkresë të tillë anti-ligjore, do të kenë pasojat e tyre”, shprehet Bezhani.

Më tej ai shton: “E cilësoj si ndërhyrje në punët tona të brendshme. Kemi gjithçka të zgjidhur nëpërmjet statusit. Ata janë qesharakë në çdo drejtim. Nuk mund të rregullosh një institucion me anti-ligje. Do të çoj dy shkresa të tjera në Lozanë dhe KAS-in e Lozanës. Kanë bërë një gabim shumë të rëndë. Në asnjë presje, në asnjë pikë nuk i kam lëvizur statusit dhe ligjit. Kam qenë dhe vazhdoj të jem korrekt me ndërkombëtarët. Shkova në takim dhe kërkova që të marr zyrën dhe të kem dokumentet, sepse lekët e sportistëve dhe të fondit olimpik, po përdoren për gjëra të tjera. Më thanë që do e bëjmë, do i japim urdhër Bellos që të zbatojë ligjet në fuqi. Jo që nuk e zbatuan, por sot nuk kam marrë asnjë dokument financiar”.

“Merrni shihni, vitin 2017-të, i cili nuk është analizuar fare. Në 2018 janë çereku i çerekut që kërkoj. Merrni shihni një aktivitet. 61 milionë kanë qenë në fillim, në shkresën që kam kërkuar unë del 17 milionë. Sa i përket tatimit të sportistëve, jam korrekt. Kam bërë verifikim nga Tatimet. Më del që nuk e kanë bërë diçka të tillë, por në tabelën që më ka dhënë KOKSH bashkohen dy sportistë, sepse nuk ju del leku. Zëri i sportistëve është zero”, përfundon Bezhani.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"