Shkarkimi i Lopeteguit, Isko: Nëse drejtuesit e bëjnë, le të na largojnë edhe neve lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 19:22

Shkarkimi i Lopeteguit, Isko: Nëse drejtuesit e bëjnë, le të na largojnë edhe neve lojtarët

Reali i Madridit është futur në një krizë së fundmi dhe këtë e tregojnë qartë rezultatet e marrë në ndeshjet e fundit. Ndërsa ato që i kanë bërë jehonë kësaj situate kanë qenë mediat spanjolle të cilat kanë shkuar deri aty sa flasin edhe për shkarkimin e trajnerin Lopetegui.

isko1

Por së fundmi ka qenë futbollistit Isko ai i cili ka folur dhe i ka dalë në mbrojtje trajnerit duke thënë: “Nuk besoj se shtypi ka fuqinë për të shkarkuar një trajner të Real Madrid. Polemikat që doni të krijoni në dhomën e zhveshjes nuk ekzistojnë. Kemi besim te stafi që kemi dhe te puna jonë. Trajneri ka besimin tonë të plotë. Do të ishte e çmendur ta shkarkoje. Duhet ta lini të punojë. Nëse shkarkoni trajnerin atëherë duhet të na shkarkoni edhe ne lojtarët që zbresim në fushë, këtu nuk është vetëm faji i trajnerit.”

Lopetegui

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"