Shkarkimi i Kontes, titullarit të Totenhemit i vjen keq: Ndihem përgjegjës për atë që ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 14:40

Shkarkimi i Kontes, titullarit të Totenhemit i vjen keq: Ndihem përgjegjës për atë që ndodhi

Heung-Min Son tha se i vinte keq që sheh trajnerin e Totenhemit, Antonio Konte të largohej nga klubi dhe ndihet përgjegjës për largimin e italianit.

konte son

30-vjeçari përfundoi si golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 23 gola për të ndihmuar “spërsat” të përfundonin të katërtit me Konten sezonin e kaluar, por sulmuesi i Koresë së Jugut ka shënuar vetëm gjashtë herë në kampionat deri më tani.

Konte u shkarkua nga Totenhemi të dielën, tetë ditë pasi ai i quajti lojtarët e tij “egoistë” pas barazimit 3-3 në Sauthempton.

“Si lojtar, më vjen shumë keq. Ai është një trajner i klasit botëror dhe ne patëm një udhëtim të mrekullueshëm së bashku. Duhet të kisha luajtur më mirë. Ndihem përgjegjës për largimin e tij, sepse nuk e kam ndihmuar shumë klubin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"