Postuar: Maj 7, 2021 | 17:35
Shkarkimi i Bledi Shkëmbit, Ballkani gradon timonierin e ri
Klubi i Ballkanit shkarkoi ditën e djeshme, trajnerin korçar, Bledi Shkëmbi, pas humbjes 2-3 në shtëpi ndaj Arbërisë. Suharekasit nuk kanë humbur kohë, duke emëruar teknikun e ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.
Ai do të jetë zv.trajneri Ardian Basha, i cili do të ndihmohet gjithashtu nga trajneri i ekipit të të rinjve, Edon Gashi. Vlen të theksohet, se Ballkani, gjatë këtij sezoni ndërroi 2 trajnerë, Ismet Munishin dhe Bledi Shkëmbin.
Skuadra nga Suhareka kishte si objektiv këtë sezon fitimin e titullin kampion, teksa humbja e fundit ndaj Arbërisë, ishte dramatike, për sa i përket objektivave, duke e nxjerrë Ballkanin nga gara e titullit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"