Shkarkimi i Ançelotit, këshilltar i presidentit të Napolit ishte edhe… trajneri i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 17:25

Shkarkimi i Ançelotit, këshilltar i presidentit të Napolit ishte edhe… trajneri i Kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në stadiumin “San Paolo” të Napolit, ku në pushimin mes pjesëve të ndeshjes në Champions me Genk, nderoi ish-kapitenin Marek Hamshik, me një fanellë speciale përgatitur nga klubi.

reja de laurentis

Por, mediat në Itali tregojnë se Reja ka qenë edhe për më shumë arsye në Napoli. “Tuttosport” shkruan se Reja ka shërbyer në rolin e këshilltarit për presidentin Aurelio De Laurentis. Kujtojmë që ky i fundit, edhe pas fitores së Napolit ndaj Genk me shifrat 4-0, e shkarkoi mbrëmjen e djeshme trajnerin Ançeloti.

Rezultatet aspak të mira në kampionat, bënë që Ançeloti të shkarkohej nga klubi. Në mbledhjen që De Laurentis pati me Ançelotin dje pas ndeshjes me Genk, mediat italiane shkruajnë se i pranishëm ka qenë edhe Edi Reja, i cili me gjasë ka dhënë edhe këshillën e tij për këtë situatë delikate që po kalon klubi i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"