Shkallë aeroporti dhe puthje ilegale, ja si nisi Bundesliga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 14:04

Shkallë aeroporti dhe puthje ilegale, ja si nisi Bundesliga

Fluturimi 63:27, me vonesë prej 7 pikësh nga Bajerni i Mynihut  është duke ardhur nga “Red Bull Arena”. Bundesliga e rrotulloi sërish topin prej fundjavës dhe e bëri pa spektatorë (në gjithë historinë e turneut vetëm Gladbah-Këln më 11 mars ishte luajtur me dyer të mbyllura) dhe me rregulla të ndryshme. Mund të bëhen 5 ndërrime për shembull, por është edhe i ashtuquajturi “koncept i higjienës”, që vlen të përmendet në protokollin e sigurisëi cili nuk lejon as shtrëngimet e duarve dhe as përqafimet dhe dezinfektimet e stolave dhe topave përpara dhe gjatë ndeshjes. Mbi të gjitha, lojtarët në staf duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg njëritjetrit (në rast të kundërt është e detyrueshme maska). Për të ruajtur distancat e sigurisë në Bundesligë, futbollistët duhet të ulen në tribuna, që në fakt janë në disnivel nga fusha e lojës prej 3 metrash. Dhe këtu ka një problem për Lajpcigun. Është e pamundur të hysh në fushë prej kësaj distance.
i

ZGJIDHJA – Për këtë arsye, klubi i Nagelsmanit ka arritur një akord me aeroportin e qytetit dhe pranë dy pankinave janë vendosur dy shkallët që përdoren për të ngjitur dhe zbritur nga bordi pasagjerët. Këtë fundjavë ato u vendosën në “Red Bul Arena” dhe Uve Shuhard, zëdhënësi i aeroportit është i lumtur që mund të ndihmojë klubin e Mateshic: “Në situata tëveçanta duhen gjetur zgjidhje të veçanta, jemi të kënaqur që kemi ardhur në ndihmë”. Pranë Nagelsmanit në stol ishin vetëm zëvendësi i tij, mjekët dhe fizioterapistët, ndërsa të tjerët u ulën në tribunë. Dhe gjatë zëvendësimeve, lojtarët e përdorën shkallën ashensor. Nga këtu e nisi Lajpcigu, 7 pikë larg kryesuesve të Bajernit me 63 gola të shënuar dhe 27 të pësuar. Shifra që tregojnë mentalitetin ofensiv të teknikut gjerman. Nga “Red Bull Arena” u ul fluturimi 63:27 që shpreson të ulet në fund mbi pistën “Meisterschale”.
skysports-dedryck-boyata-marko-grujic_4992937
PUTHJET E NDALUARA –
Në javën e parë me rregullat e reja të gjithë në fushë, duke nisur nga Haland dhe golat e Dortmundit ndaj Shalkes, respektuan rregullat për të mos festuar duke u përqafuar, përveç një rasti, ku pati një “puthje” në qafë në HertaHofenhaim. Gjeste të pakëshillueshme, por jo të dënueshme si ajo puthje e mbrojtësit të Hertës, Dedrik Bojata, ndaj shokut të skuadrës, Grujiç.
cologne-cropped_nlof4otvxxx314e1fe8ng7u5q
Ndërsa Këlni zgjodhi një mënyrë interesante për të “harruar” që në shkallët e stadiumit nuk kishte tifozë: në tribunë u vendosën fanellat e historike të të zotëve të shtëpisë në ndeshjen kundër Maincit.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"