Shkalla “rezervon” trofe: Nuk e mbyllim pa gjë këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 17:44

Shkalla “rezervon” trofe: Nuk e mbyllim pa gjë këtë sezon

Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe në kampin durrsak të gjithë janë të bindur se kampionati ka nisur mirë për ta, edhe pse nën zë e pranojnë se duhet të kishim më shumë pikë. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi Silvestër Shkalla analizon 270 minutat e para të skuadrës, flet për konkurrencën në repartin difensiv, si dhe objektivat në këtë sezon. “Pesë pikë në tri ndeshje nuk janë pak. Kemi bërë performanca të mira dhe duhet të kishim më shumë, por besoj se edhe kaq nuk janë pak.

silvester shkalla

E rëndësishme është të mos ndalemi më dhe jam i sigurt që do të vazhdojmë me fitore. Kemi filluar përgatitjet pas dy ditësh pushim, jemi të qetë dhe totalisht të fokusuar te Kukësi. Kundërshtarin e njohim pak, por e rëndësishme është që impenjimi të jetë maksimal për të vazhduar serinë e fitoreve.

Kemi bërë mirë dhe do të vazhdojmë kështu. Skuadra është përforcuar shumë dhe me lojtarë që kanë mjaft eksperiencë, por ka edhe të rinj që premtojnë. Kam shumë besim te ky grup dhe besoj do të shkojmë larg. Kemi ambicie dhe i kemi të gjitha mundësitë. Drejtuesit kanë afruar kualitete dhe sa më tepër rivalitet që të ketë, aq më mirë për ekipin. Unë kam besim te vlerat e mia, por e di së ketë sezon do të jetë shumë e vështirë.

Shkalla

Trajneri më ka dhënë besim, unë do të jap më të mirën e në fund vendos ai”, tha fillimisht mbrojtësi. Konkurrenca nuk e tremb, përkundrazi e motivon që të japë më shumë se 100% për të fituar hapësirën e tij. “Jam i vetëdijshëm për kualitetet që kemi në ekip dhe e di se këtu është një grup i fortë. Sa më e madhe të jetë konkurrenca në ekip, aq më i lartë do të jetë angazhimi i secilit prej nesh”, u shpreh fillimisht mbrojtësi.

Në mbyllje të fjalës së tij, ai hapur e tha se ky edicion nuk do ta mbyllet pa trofe. “Dëshira është pjesëmarrja në kompeticionet europiane dhe duhet ta arrijmë këtë objektiv me patjetër. Ekipi duhet të ecë mirë jo vetëm në Kupën e Shqipërisë, por edhe në kampionat. Besojmë se do arrijmë rezultate pozitive, që të përmbushim edhe pritshmëritë e drejtuesve. Jemi ekip pretendent dhe këtë e kemi treguar në fushë. Besoj se nuk do e mbyllim pa trofe këtë vit”, tha Shkalla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"