Shkaktoi autogolin me Belgjikën, kërcënime me vdekje dhe racizëm ndaj Fernandinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 16:43

Shkaktoi autogolin me Belgjikën, kërcënime me vdekje dhe racizëm ndaj Fernandinjos

Mesfushori i Brazilit, Fernandinjo, është kërcënuar me vdekje nga disa tifozë të 5-herë kampionëve të Botës, pasi vendi i tyre u eliminua nga Kupa e Botës. Lojtarin që aktivizohet tek Mançester Siti, tifozët e quajnë fajtor prej autogolit të shkaktuar në çerekfinalen ndaj Belgjikës.

fernandinjo autogol

Siç raportojnë mediat vendase braziliane, rrjetet sociale të 33-vjeçarit janë bombarduar me mesazhe raciste apo fyese. Pas ndeshjes, atë e kanë etiketuar edhe me fjalën “majmun”, nga disa tifozë të acaruar.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as kërcënimet me vdekje prej performancës së tij të dobët. Gjithashtu, dhe nëna e tij është detyruar të mbyllë faqen e saj në Instagram, pas shumë fyerjeve nga ana e tifozëve.

fernandinjo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"