Shkak bëhet lufta në Ukrainë, Vllaznia e femrave dhe Vorskla do ti luajnë dy ndeshjet e fazës “Play-off” të Champions-it në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2022 | 14:26

Shkak bëhet lufta në Ukrainë, Vllaznia e femrave dhe Vorskla do ti luajnë dy ndeshjet e fazës “Play-off” të Champions-it në…

Vllaznia dhe skuadra e Vorskla Kharkiv 2 kanë marrë vendimin për të zhvilluar të dyja ndeshjet e fazës “Play-off” të Ligës së Kampioneve në Shkodër.

vllaznia-per-futbollin-e-femrave-7

Shkak për këtë vendim është bërë lufta në Ukrainë, me ekipin mik që nuk ka dashur të rrezikojë mbarëvajtjen e ndeshjes së parë që ishte planifikuar të luhej aty.

Sipas dakortësisë mes klubeve të dy sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi”, me drejtuesit e klubit shkodran që kanë shprehur garancinë e tyre për ti plotësuar ekipit ukrainas të gjitha kushtet e nevojshme që nga akomodimi dhe deri te stërvitja përpara sfidave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"