Shitjet/ Nga Xhejms tek Uzuni, ja goditjet e Laçit në transferime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 22:52

Shitjet/ Nga Xhejms tek Uzuni, ja goditjet e Laçit në transferime

Laçi prej vitesh është bërë faktor në futbollin shqiptar dhe pa dyshim kjo vjen nga investimet e kryera nga presidenti Pashk Laska, si dhe strategjia e ndjekur në merkato. Në shumë raste drejtuesit e Laçit kanë goditur në merkato, por kanë ditur edhe të shesin duke arkëtuar të ardhura.

uzuni

Sa u përket shitjeve, ato kanë filluar me nigerianin Xhejms Adeniji te Skënderbeu për 150 mijë euro, si dhe përfitimi i një shume tjetër të vogël për transferimin e tij nga korçarët në Azerbajxhan. “Bingoja” e Laçit konsiderohet Myrto Uzuni, i cili brenda një sezoni arriti të konfirmohet te kurbinasit, që e shitën më pas për afro 350 mijë euro te Lokomotiva Zagreb.

Nga mbajta e 5% të vlerës së kartonit laçianët arkëtuan edhe rreth 240 mijë euro për transferimin e Uzunit te Ferencvarosh. Kurbinasit gjithashtu kanë arkëtuar edhe nga shitja e Domgjonit dhe Selmanit në Turqi. Po të shtosh edhe përfitimet e arkëtuara nga pjesëmarrja në Europë, i bie që Laçi të jetë një klub me financa të shëndosha dhe me plan të qartë biznesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"