Shitjet në 10 vite/ Nga Robinjo te Hakimi, Reali ka mbushur arkat 1 miliard euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 17:21

Shitjet në 10 vite/ Nga Robinjo te Hakimi, Reali ka mbushur arkat 1 miliard euro

Reali i Madridit etiketohet shpesh si një nga skuadrat që shpenzon shumë miliona në merkato, por e vërteta është se edhe është një shitës i mirë. Gazeta “AS” ka llogaritur shitjet e bëra nga klubi madrilen që nga sezoni 2008-2009 deri në ditët e sotme duke përfshirë edhe Ashraf Hakimin dhe shifra është realisht e lartë.

hakimi

“Galaktikët” kanë arkëtuar afro 1 miliard euro nga shitjet. Ashraf Hakimi është i fundit i një liste të gjatë që ka nisur me Robinjon, i cili konsiderohet si një nga shitjet e para të bujshme për 43 milionë euro.

Shitja më e shtrenjtë e klubit madrilen është Kristiano Ronaldo, i cili përpara dy sezonesh u përshëndet me Madridin për të nisur një aventurë me Juventusin në kampionatin italian. “Zonja e Vjetër” pagoi 100 milionë euro për të firmosur me një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk janë larg as 75 milionë eurot e shpenzuara nga Junajtid në vitin 2014 për Angel di Marian, i cili u shpall lojtari më i mirë i finales së Lisbonës me Ançelotin.

morata

MORATA – Por Alvaro Morata ka qenë lojtari që solli më shumë të ardhura në arkat e klubit të Realit. Fillimisht spanjolli u shit te Juventusi për 22 milionë euro, por madrilenët kishin të drejtën e riblerjes së kartonit të tij dhe pasi e aktivizuan disa sezone e shitën te Çelsi për 80 milionë euro.

Shitjet e Realit

Kjo do të thotë se sulmuesi spanjoll ka xhiruar më shumë se 100 milionë euro në arkat e Realit. Në këtë sezon Hakimi mund të jetë thjesht shitja e parë, sepse do të shoqërohet me të tjera lëvizje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"