Shitja e Vllaznisë, Bashkia e Shkodrës merr vendimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 22:30

Shitja e Vllaznisë, Bashkia e Shkodrës merr vendimin e rëndësishëm

Proçesi i shitjes së aksioneve të Vllaznisë do të hyjë së shpejti në fazën e shumëpritur të ankandit. Bashkia e Shkodrës, pronare 100% e klubit kuqeblu ka vendosur të përfundojë proçedurën e marrjes së të gjitha kërkesave për shitjen e aksioneve në 9 mars, ora 10:00.
Vllaznia_Shkodër_Club_Logo.svg
Në vendimin e Bashkisë Shkodër konfirmohet se çmimi fillestar për hapjen e ankandit është 50.794 milionë lekë.

Ankandi për shitjen e aksioneve të Vllaznisë do të kryhet në ambjentet e Bashkisë së Shkodrës.

Shqyrtimi i ofertave do të bëhet nga një komision i posaçëm (Njësia e Ankandit) që përbëhet nga:

Ardit Çylybyli – nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës

Vinifreda Gazulli – përgjegjëse e Sportit në Bashkinë e Shkodrës

Manjola Fushaxhija

Aldi Topçiu dhe Kristaq Ndini – përfaqësues të FSHF-së.

cbc0ce5b-9c9c-49eb-b2d3-2d4500e7d335

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"