Shitja e Liverpulit, pronarët amerikanë janë gati t’ia  lënë klubin legjendar në dorë sheikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 9:41

Shitja e Liverpulit, pronarët amerikanë janë gati t’ia  lënë klubin legjendar në dorë sheikëve

Pronarët amerikan të Liverpulit kanë nisur bisedimet konkrete për shitjen e klubit dhe me sa duket janë të orientuar nga investitorët në Lindjen e Mesme të cilët po përpiqen në të gjithë mënyrat që të bëhen protagonistë në botën e futbollit. Mediat britanike kanë zbuluar se tashmë kompania FSG që zotëron “të kuqtë” ka nisur bisedimet me dy grupe të ndryshme nga Lindja e Mesme.

sadsadsadsadad

“Daily Mail” bën të ditur se janë zhvilluar diskutime me një grupi nga Arabia Saudite dhe një tjeter nga Katari, të cilët kanë kontaktuar Majk Gordon, personin përgjegjës për shitjen e Liverpulit, rreth mundësisë për të blerë këtë klub që vlerësohet rreth 4 miliard paund.

Ndryshe nga ofertat e fundit të sheikëve nga Lindja e Mesme, raportohet se këto grupe janë private dhe nuk kanë lidhje direkte me familjet mbretërore të të dy vendeve. Megjithatë, Ministri i Sportit në Arabinë Saudite deklaroi pak ditë më parë se shteti do të mbështeste fuqimisht çdo iniciativë nga vendi i tij për të blerë klube si Liverpuli apo Mançester Junajtid që janë në shitje aktualisht.

Liverpuli është në bisedime edhe me një blerës potencial nga SHBA, ndërsa njeriu më i pasur në Angli, Sër Xhim Ratklif, ka shfaqur gjithashtu interes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"