Shitja e Interit, zbuloni cilat janë aktualisht hipotezat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:25

Shitja e Interit, zbuloni cilat janë aktualisht hipotezat

Negociatat për shitjen e Interit vazhdojnë, pasi kufizimet e Kinës lidhur me investime në sektorë si sporti në një kohë pandemia po shtyjnë familjen Zhang të shesë klibin: “Bc Partners” ka nisur në fakt procedurën (verifikimin e dokumenteve financiare dhe fiskale), e nevojshme për të formuluar një ofertë konkrete, që kërkon zakonisht disa javë.

Suning

Protokolli parashikon që shitësi t’u hapë këshilltarëve të blerësit një dhomë të dhënash virtuale me gjithë informacionet dhe dokumentet për t’u analizuar që të evitohen, pas marrëveshjes, humbje të paparashikuara, procese gjyqësore apo humbje të verifikueshme me vështirësi nga bilancet. Ekziston mes palëve një akord maksimal për t’u limuar në detaje, kjo sepse verifikimi në fjalë ka kosto që askush nuk dëshiron të përballojë pa një perspektivë konkrete.

HIPOTEZA – “Suning” zotëron sot 68,55% të Interit. Pjesa tjetër është në duart e fondit “LionRock” (31,05%) dhe aksionarëve të vegjël historikë (0,40%). “Bc Parners” mendohet se do të blejë maxhorancën e kuotave të klubit (menjëherë ose me këste) sepse të tillë e ka politikën dhe sepse nuk është logjike për një investitor financiar të blejë minorancën e kuotave të një klubi në humbje, të pakuotuar në bursë (pra, vështirë për t’u shitur) pa mundur t’i diktohen strategjitë dhe emëruar administratën. Kur një fond kapitali privat studion një blerje, strategjia e daljes vjen në plan të parë dhe mungesa e një mundësie daljeje është arsye refuzimi.

Ekzistojnë megjithatë dy mënyra për të hyrë në një klub: blerja e aksioneve të aksionarëve aktualë (të gjithë ose disa) ose nënshkrimi i rritjes së kapitalit duke injektuar resurse në klub ose duke pakësuar pjesëmarrjen e aksionarëve aktualë. Nëse “Bc” do e vlerësonte Interin, për shembull, 400 milionë euro (pa borxhe) mund të nënshkruante një rritje kapitali prej 600 milionësh. Në atë pikë klubi do të vlente 1 miliard dhe aksionari i ri do të zotëronte 60%. Mundësia duket e ulët, sepse investimi ka kuptim në një biznes të shëndetshëm, ndërsa Interi është në vuajtje, në një biznes qe po pëson krizën më të madhe të historisë. Projekt që do të justifikonte investimet është “San Siro” i ri (50% me Milanin), që synon edhe fondi “Elliott” i kuqezinjve. “Bc” mund të joshet nga përfitimet potenciale të këtij operacioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"