Shitja e Interit, flet ish-presidenti Morati: Më vjen keq për familjen Zhang pasi kishin gjithçka, jo vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 12:36

Shitja e Interit, flet ish-presidenti Morati: Më vjen keq për familjen Zhang pasi kishin gjithçka, jo vetëm…

Zhang, “Suning”, e ardhmja e Interit, kjo ka qenë java ku nuk është përmbledhur vetëm sfida ndaj Juventusit, por edhe një mundësi shitjeje e klubit zikaltër.

zhang-e1511189178564

Emergjenca e koronavirusit ka hapur skenare të ndryshme në respekt me ato që ishin programuar në fillim, dhe ndryshon çdo gjë nga qeveria në Pekin për ligjin e investimeve private.

Fondi “BC Partners”, e cila ka ekskluzivitetin për të negociuar me klubin zikaltër, vlerëson mundësinë e investimit tek Interi.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, pas saj janë dhe grupe të tjera si “EQT”, “Arctos Sports Partner”, “Ares Management Corporation”.

Massimo-Moratti-Inter

Dhe për sa i përket familjes Zhang, ish-presidenti legjendar i Interit, prononcohet për “La Repubblica”:

“Më vjen keq për familjen Zhang pasi kishin gjithçka, jo vetëm burime financiare, por edhe strukturën familjare, një burim edukimi dhe respekti në vlerat e Interit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"