Shitja e Dumfris ndryshon gjërat te Interi, Marota mbrohet me dy anësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 11:51

Shitja e Dumfris ndryshon gjërat te Interi, Marota mbrohet me dy anësorë

Ndërsa Milan Shkrinjari dhe Denzel Dumfrisi po presin të kenë lajme për të ardhmen e tyre, por sipas “Sportmediaset” është holandezi që ka më tepër shanse për të thënë “lamtumirë”. I pari i pakënaqur nga ky largim eventual do të ishte Simone Inzagi, i cili do të donte t’i mbante të dy lojtarët, por në rast të një oferte të drejtë, klubi vështirë se do ta shmangë largimin, hipotezë që drejtuesit nuk e nënvlerësojnë.

asdasdadsd

Në fakt nuk është rastësi që tashmë janë identifikuar profile që mund të shërbejnë si alternativi në rast largimi të Dumfrisit. Bëhet fjalë për Alvaro Odriozola të Real Madridit, i cili është rikthyer në Spanjë pas huazimit te Fiorentina dhe duket gati për një aventurë të re larg “Los Blancos”. Ançeloti nuk e konsideron të vlefshëm për projektin e tij, ndërsa përvoja në Firence mund t’i shërbejë si një kartëvizitë e mirë për t’u përshtatur te nënkampionët e Italisë. Në karrierën e tij, Odriozola nuk ka luajtur ndonjëherë si i anësor që mbulon të gjithë krahun, por zikaltrit besojnë te përvoja e spanjollit.

Një emër tjetër që mund të merret në konsideratë është ai i Timoti Kastanj. Pas përvojës te Leistëri, ish-anësori i Atalantës duket se dëshiron rikthimin në Itali dhe Interi do të ishte një destinacion që do ta privilegjonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"