Shiti Kumbullën dhe Rrahmanin, klubi i Serisë A në ndjekje të mbrojtësit që u grumbullua përballë Estonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 21:24

Shiti Kumbullën dhe Rrahmanin, klubi i Serisë A në ndjekje të mbrojtësit që u grumbullua përballë Estonisë

Kevin Haveri është në radarët e Veronës. Klubi i Serisë A, ku më parë ka luajtur edhe Marash Kumbulla apo Amir Rrahmani, po interesohet për të marrë shërbimet e djaloshit që aktivizohet te Rimini në Serinë C.

kevin haveri

Haveri është një mbrojtës i majtë dhe sezonin që kaloi luajti 34 ndeshje në Serinë D dhe ndihmoi ekipin që të ngjitej një kategori më lart. 191 cm dhe vetëm 20 vjeç, mbrojtësi u grumbullua edhe nga ekipi kombëtare U-21 këtë muaj, gjithashtu edhe me Kombëtaren A në ndeshjen ndaj Estonisë, por nuk arriti që të debutonte.

Tashmë ai është në lupën e një ekipi të Serisë A dhe një transferim i mundshëm do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

Nga ana tjetër, klubit të Veronës i ka ecur me futbollistët shqiptarë dhe ka pasur përfitime të mëdha prej tyre.

Ata kanë shitur te Roma mbrojtësin Marash Kumbulla për 26.5 milionë euro, gjithashtu edhe qendërmbrojtësin tjetër Amir Rrahmani, të cilin e bleu nga Dinamoja e Zagrebit për 2 milionë euro dhe arriti ta shiste dy vite më parë te Napoli për 14 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"