Shiten biletat për supersfidën Vllaznia-Teuta, por ka protestë për çmimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:16

Shiten biletat për supersfidën Vllaznia-Teuta, por ka protestë për çmimet

Klubi shkodran ka nxjerrë prej ditësh në shitje biletat për ndeshjen që do të luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 19:45 mes Vllaznisë dhe Teutës.

Vllaznia-Teuta tifozet

Çmimet janë konsideruar të shtrenjta nga tifozët shkodranë dhe në një farë mënyrë ekziston edhe një revoltë e brendshme. Pavarësisht çmimit “të kripur” të biletave për takimin ndaj Teutës dhe protestës së një grupi tifozësh, sërish ka vijuar me intensitet të lartë shitja e biletave.

Nga sa mësohet, një ditë para ndeshjes ishin shitur më shumë se 75% e biletave të hedhura në treg. Kështu që sot pritet që të jenë shitur të gjitha biletat e planifikuara sipas rregullit me 30% të prezencës së tifozëve në stadium, që i bie afro 5 mijë vetë…

ÇMIMET

Tribuna VIP: 1500 lekë

Tribunat A dhe B: 1000 lekë

Tribunat D2 dhe D3: 700 lekë

Tribunat D1 dhe D4: 500 lekë

Tribunat E2, E3 dhe E4: 300 lekë

Tribunat C1, C2, C3, C4, C5: 300 lekë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"