SHISH mbledh informacione nga Mali, vonon transferimin e sulmuesit të ri të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2017 | 11:48

SHISH mbledh informacione nga Mali, vonon transferimin e sulmuesit të ri të Flamurtarit

Shërbimi Informativ Shqiptar ka bllokuar ardhjen në Vlorë të sulmuesit nga Mali, Aboubakar Ibrahima Toungara. SHISH ka kërkuar një informacion të detajuar për Toungarën dhe në këto kushte është vonuar dhënia e vizës për lojtarin. Mësohet se Shërbimi Informativ Shqiptar ka kërkuar informacion nga institucioni homolog i Malit për këtë lojtar. Shkak është mosha e tij, ndaj është kërkuar informacion i detajuar për këtë lojtar, që nga prejardhja e tij dhe deri te destinacioni në Shqipëri.

Toungara_0

Pasi është grumbulluar informacioni i nevojshëm, dje klubi vlonjat i ka dërguar vizën lojtarit. Ibrahima Toungara e ka nisur karrierën në sezonin te JS Centre Salif Keita ku ka luajtur në sezonet 2013-2016. Në 2016-ën ka luajtur te Cjabab A+tlas Khenirfa, ndërsa në vitin 2017 ishte pjesë e AS Far. Toungara ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Malit U-20 në vitet 2013-2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"