Shiriti te Franca është bërë “mollë sherri”, kapiteni Mbape: Grizman është i zhgënjyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 21:25

Shiriti te Franca është bërë “mollë sherri”, kapiteni Mbape: Grizman është i zhgënjyer

Kilian Mbape do të jetë kapiteni i ri i përfaqësues së Francës. Një vendim që ka krijuar shumë hapësira për polemika te “gjelat” pasi shumëkush mendonte se kishte lojtarë të tjerë që e meritonin para tij. Një prej tyre është Antuan Grizman dhe mendohet se vendimi i Deshamp mund ta shtyjë atë të largohet nga përfaqësuesja e tij.

mbape grizman

Vetë Kilian Mbape ka komentuar sot para mediave këtë vendim duke bërë të qartë se ishte gati të merrte përgjegjësinë që i kishin dhënë, ndërsa ka vlerësuar “rivalin” për shiritin.

“Unë dua të orientohem nga skuadra, t’u jap të tjerëve mundësinë që të shprehen. Unë fola me Antuan, ishte i zhgënjyer dhe të jem i sinqertë e shoh si normale dhe mëse të kuptueshme. Ai është reagimi që unë dëgjova por i thashë njëkohësisht se edhe pse unë jam kapiteni dhe ai zëvendëskapiteni, nuk e ndjej veten superior ndaj tij në hierarkinë e skuadrës.

Ai ka eksperiencën që mua më mungon, kur ai ka ardhur në kombëtare unë isha ende në akademi. Ai është i vlerësuar dhe një emër i dashur nga grupi, do të ishte një mëkat që të mos shfrytëzohej eksperienca e tij, entuziazmi i tij. Do të jemi krah për krah në mënyrë që Franca të mbretërojë në Europë dhe në botë. Nuk do e mbaj pas vetes, nëse ka diçka për të thënë para grupit, do të ulem edhe unë për ta dëgjuar”, ishte komenti i Mbape rreth situatës së krijuar në grupin e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"