Shiriti nuk i kaloi Teos, francezit i ulen gradat prej sherrit me Piolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 12:25

Shiriti nuk i kaloi Teos, francezit i ulen gradat prej sherrit me Piolin

Prej thuajse dy vjetësh, shiriti i kapitenit te Milani kalon gjithmonë nga krahu i Kalabrias, i cili është kapiten i parë, tek ai i Teo Hernandezit. Kalimi nuk ndodhi të dielën në mbrëmje kur me daljen e Kalabrias kapiten u bë Kjaeri.

teo kjaer tonali

Kjo është vënë re nga shumë tifozë dhe media të ndryshme “online” dhe me sa duket konfirmon problematikat brenda dhomave të zhveshjes kur prej javësh përflitet një përplasjes mes mbrojtësit francez dhe Stefano Piolit.

Ngjarja e arriti kulmin me lënien jashtë për lodhje muskulore të Teos kundër Lacios. Pas derbit, mëngjarashi gati sa nuk shpërtheu në lot, teksa ishte pikërisht Kjaeri që u mundua ta ngushëllonte.

Në fakt, edhe ndaj Sasuolos ishte vënë re komunikimi i pakët që Teo pati me trajnerin në pjesën e parë kur pavarësisht se luante shumë pranë pankinës, këshillat mes të dyve ishin thuajse inekzistente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"