“Shiriti më jep motivim, por gëzoj kur fiton ekipi”, kapiteni Kalabria flet si lider

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 23:36

“Shiriti më jep motivim, por gëzoj kur fiton ekipi”, kapiteni Kalabria flet si lider

Në këtë sezon do të jetë kapiteni i Milanit. Detyrën e ka mbuluar edhe më parë në mungesë të Romanjolit, por sivjet shirit i përket Davide Kalabrias. 15 vite si kuqezi mes ekipeve zinxhir dhe skuadrës së parë. Debutimi me gradat e reja nuk mund të shkonte më mirë.

Kalabria

Një penallti e fituar, një asist dhe shumë volum në korsi. Ndërkohë që grupi rikthehet sot në stërvitje për të nisur përgatitjet për sfidën me Atalantën (të dielën në 20:45), mbrojtësi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.

Sa peshon një fitore si ajo kundër Udinezes?

Ka gjithmonë rëndësi që sezoni të niset mbarë. Për mua ishte kënaqësi sepse e nisa si kapiten. Sinqerisht, ndihem i privilegjuar, pasi shiriti të jep energji shtesë. E kam për kënaqësi të drejtoj shokët e të jap ndonjë ndihmë në aspektin e motivimit. Mbi të gjitha, rëndësi kishte fitorja ndaj për mua ishte një ndeshje e bukur dhe tepër emocionuese.

Cilat janë pritshmëritë në lidhje me kampionatin?

E dimë që ka për të qenë shumë e vështirë, sidomos në aspektin taktik. Të gjitha ekipet janë të përgatitura dhe e pamë ndaj Udinezes që në momentin e parë na ndëshkuan. Çdo sfidë mund të ndërlikohet në çdo çast, ndaj nevojitet përqendrim dhe kujdes. Kemi punuar shumë për t’i rregulluar këto aspekte, por gjithashtu e dimë se mund të bëjmë më mirë.

Sa i fortë është ky Milan?

Mentaliteti i kësaj skuadre tashmë është konsoliduar, nuk duhet të na shpërqendrojnë mundësitë. Nuk mund të pësojmë gola në minutat e para dhe të fundit në raste kur ishim të vendosur mirë në fushë.

Pak më shumë vëmendje dhe mund t’i kishim shmangur të dy golat. Nuk duhet ta lëmë veten të dekurajohemi nga situata, pasi jemi një ekip i fortë, që mund të shënojmë pesë gola në pesë minuta. Duhet të kemi të njëjtën mendësi që të mund të marrim gjithmonë fitoren në shtëpi, pavarësisht vështirësive.

Nuk ndodh shpesh që të fitoni një penallti e të dhuroni asiste apo jo?

Është gjithmonë bukur kur bën asiste, gola apo fiton penallti. Është e rëndësishme sepse ndihmon ekipin, por është edhe një kombinim i gjërave. E rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe të luajmë mirë. Çfarë objektivash ka Milani sivjet? Është vetëm fillimi i një rruge të re, jam i lumtur, por kemi ende shumë punë për të bërë, sepse kemi potencialin për të bërë shumë mirë këtë vit. Madje, më shumë edhe sesa vitin e titullit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"