Shikoni supergolin e Llukakut në Rumani, Rashica asist me Vitese (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2016 | 1:33

Shikoni supergolin e Llukakut në Rumani, Rashica asist me Vitese (VIDEO)

Azdren Llukaku e ka nisur mjaft mirë këtë sezon me ekipin e tij Gaz Metan në kampionatin rumun.

Llukaku ka shënuar golin e barazimit përballë kampionëve në fuqi të Dinamos së Bukureshtit, duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Rashica_trainingNë gjashtë takimet e zhvilluara në këtë edicion, futbollisti kuqezi ka shënuar deri tani tre gola. Milot Rashica ka rezultuar mjaft efikas sot kur ka dhënë asistin e golit të Viteses megjithëse ekipi i tij nuk shkoi më shumë se një barazim 1­ 1 në fushën e vet përballë Uetreht.

Ishte minuta e 28­të kur Rashica pasoi për Van Volfsunkel, i cili kaloi provizorisht në avantazh ekipin e tij. Elis Bakaj dhe Admir Rahmani ishin në formacion sot në mbrëmje me RNK Split përball Zapresic.

Por ekipi i dy shqiptarëve nuk shkoi më shumë se një barazim 0­0 në fushën e tij duke konfirmuar nisjen e keqe në këtë edicion, pasi në shtatë takime ka marrë vetëm 4 pikë. Në fushë sot ka zbritur edhe Paçarada me ekipin e Sandhausen në ligën e dytë gjermane teksa ka humbur 1­2 në fushën e tij përballë Shtutgartit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"