“Shikojmë TV bashkë”, shefi i FIA-s zbulon gjendjen e Shumakerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 16:12

“Shikojmë TV bashkë”, shefi i FIA-s zbulon gjendjen e Shumakerit

Që prej aksidentit të tmerrshëm të pësuar në vitin 2013 në alpe, teksa bënte ski, informacionet për gjendjen shëndetësore të Majkëll Shumakerit kanë qenë shumë të limituara.

shumi

Presidenti i FIA-s, Zhan Tod, është një prej personave të afërt të legjendës së Formulës 1, i cili vijon të ketë kontakte me familjen Shumaker. Ndonëse gjithnjë është treguar i kujdesshëm në deklaratat e tij, duke kërkuar të respektojë privatësinë, Tod së fundmi ka folur sërish për Shumakerin.

“Beteja e Shumakerit vazhdon së bashku me familjen dhe mjekët. E kam takuar rregullisht dhe mund t’ju them që ne shikojmë TV së bashku”, deklaroi Tod. Më pas, i pyetur nëse Shumaker është në dijeni të sukseseve të djalit të tij Mik, presidenti i FIA-s tha: “Nuk dua ta komentoj këtë gjë, sepse është diçka private”. Mik Shumaker aktualisht është pjesë e Formulës 2, ndërsa sezonin e ardhshëm pritet të kalojë në Formulën 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"