Shijakasit me mision, drejtori sportiv i Erzenit: Të mos lëshohet vendi i dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 16:21

Shijakasit me mision, drejtori sportiv i Erzenit: Të mos lëshohet vendi i dytë

Në Shijak janë më të mobilizuar se kurrë. Në prag të transfertës me Tomorin, Erzeni ka vetëm një mision: të mos e lëshojë vendin e dytë. Ngjitja në Kategorinë Superiore është objektiv i panegociueshëm, ndaj ndalohen edhe gabimet përballë një rivali direkt.

Erzeni

Kështu mendon edhe drejtori sportiv i klubit. Gjatë fjalës së tij për gazetën, Altin Keçi thotë:

“Kur përmendet Tomori, direkt më vjen në mendje një ndeshje ‘play off’-i që kemi luajtur vite më parë në ‘Qemal Stafa”. Ishte vendimtare, pasi jepte një biletë për Kategorinë e Parë. Asokohe fituam ne dhe unë kam qenë shef klubi. E kujtoj këtë episod për të treguar që edhe ky 90-minutësh që luhet të dielën ka rëndësi, ndonëse kushtet kanë ndryshuar.

Përballjet mes nesh kanë qenë gjithnjë ‘fair’ dhe kështu do vijojë. Skuadra është gati për ta luajtur këtë duel dhe marrë një rezultat pozitiv. Duhet të ruajmë vendin e dytë, ky është objektivi minimal që kemi për këtë 90-minitësh.

Tifozët nuk do të mungojnë në Berat dhe di që do të udhëtojnë të organizuar që të mbështesin ekipin e zemrës”.

FIQIRI SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"