Shihet si dështim pas vetëm 6 muajsh, një tjetër kampion i Superiores largohet nga Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 19:14

Shihet si dështim pas vetëm 6 muajsh, një tjetër kampion i Superiores largohet nga Prishtina

Klubi i Prishtinës vazhdon spastrimet në radhët e tij duke ndërprerë bashkëpunimin me lojtarë të cilët i ka cilësuar si blerje të pasuksesshme, pjesa më e madhe e të cilëve shkonin me petkun e kampionëve të Superiores.

prishtina

Nga radhët e klubit kryeqytetas në Kosovë është larguar sot edhe një tjetër futbollist i cili ishte transferuar te Prishtina si një lojtar elitar nga futbolli shqiptar, ish-mbrojtësi i Partizanit, Sodiq Atanda. Ai u bë pjesë e Prishtinës gjatë verës, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

atanda

Kështu, mbrojtësi duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin dhe në fazën përgatitore nuk është shfaqur për përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës duke bërë thuajse zyrtare lamtumirën e tij pas 13 ndeshjesh të luajtura me këtë klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"