Shihet favorit nga kompanitë e basteve, ja 13.5 milionë (euro) arsye pse Interi duhet të fitojë Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 17:33

Shihet favorit nga kompanitë e basteve, ja 13.5 milionë (euro) arsye pse Interi duhet të fitojë Ligën e Europës

Pasi ka arkivuar humbjen kundër Lacios, Interi është thirrur në apel që të rikthehet të përqendrohet tek aventura në Europë, pas 2 muajsh shkëputje. 

inter-in-europa-league

Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampioneve, si rrjedhojë e humbjes në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Barcelonës, 2-1 në “San Siro”, vendi i tretë në të cilin u pozicionuan i zbriti ata në Ligën e Europës, një turne i cili jo vetëm që është mjaft i menaxhueshëm nga ana e skuadrës së Antonio Kontes, por nëse do të ishte për kompanitë e basteve, ato janë të sigurta se do të jenë italianët që do të triumfojnë në këtë kompeticion.

Me rifillimin e turneut janë hapur edhe kuotat mbi të cilat mund të luhen para, ku pikërisht Interi është favoritja kryesore me koeficient 6.5, kuotë që është ulur pas merkatos së janarit, duke qenë se në dhjetor kuotoheshin me 8.

internazionale_cinemaApp

Pas zikaltërve ndjekin Mançester Junajtid (kampioni i vitit 2017), Ajaksi e Sevija me koeficient 8 si dhe Arsenali e Roma respektivisht me 9 dhe 15. Por jo vetëm për të mos gënjyer parashikimet e basteve, po edhe për krenarinë e një trofeu që në Milano mungon prej 22 vitesh, Interi, për të arritur në finalen polake të 27 majit ka jo pak, por plot 13.5 milionë euro që mund t’i shërbejnë si stimul për të luftuar, siç nënvizojnë premiot e UEFA-s.

391567-4f4f249bc3f025dddfbb4f5f08dff74930aa5f58874937cfeb2d227fa9f58c39

Nëse Lukaku me shokë do të kualifikohen përballë Ludogoretsit, arritja në 1/8-at do t’u garantonte 1.1 milionë euro; kualifikimi i mëtejshëm në çerekfinale 1.5 milionë të tjera; gjysmëfinalet 2.4 milionë dhe finalja 4.5 milionë. Kësaj shume të fundit mund t’u shtohen edhe 4 milionë euro të tjera shtesë, në rast se Interi ngre trofeun. Jo keq për një kompeticion, ku janë pak skuadra që trembim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"