“Shihemi shumë shpejt Rusia”, Era Istrefi e emocionuar për finalen e Botërorit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 18:09

“Shihemi shumë shpejt Rusia”, Era Istrefi e emocionuar për finalen e Botërorit (FOTO)

Më 15 korrik do të mbahet finalja e madhe e Kampionatit Botëror të Futbollit. Deri më tani dihet vetëm skuadra e parë e kësaj finaleje, Franca, e cila po pret të dijë kundërshtarin që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e sotme.

Ndërkohë “Live it up” është kënga e këtij Botërori “Rusi 2018” e kënduar nga Nicky Jam, Will Smith dhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi.

Tre këngëtarët nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, por lajmëruan që në finale ata do të këndojnë në Rusi. E teksa dita e finales po afrohet, Era ka zbuluar se mezi po pret që të jetë në Rusi që të performojë para miliona tifozësh.

Këngëtarja ka shpërndarë një foto të stadiumit në “Instastory” dhe përmbi të e emocionuar ka shkruar: “Shihemi shumë shpejt Rusia”.

Ndërkohë kënga “Live it up” ka rezultuar një bashkëpunim mjaft i suksesshëm pasi deri tani ka një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"