“Shifrat skandaloze të Spanjës”, Shpëtim Duro: Portugalia u fut në vallen e favoritëve, ja pse zhgënjeu Zvicra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 23:51

“Shifrat skandaloze të Spanjës”, Shpëtim Duro: Portugalia u fut në vallen e favoritëve, ja pse zhgënjeu Zvicra

Trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, është i ftuar i përditshëm në studion e emisionit “Qatar N’24”, të moderators Enxhi Biba. Në deklaratën e bërë për duelet e ditës së sotme, tekniku aktual i Egnatias, ndër të tjera u shpreh:

Shpetim Duro

“Spanja nuk duhet ta çonte ndeshjen te penalltitë, është çështje fati. Në Botërorë, do përvojë dhe eksperiencë. Vërtet Portugalia aktivizoi sulmuesin e ri, por është golashënues në Portugali, ka përvojë. Shifrat skandaloze të Spanjës janë që në 3 kampionate botërore ka fituar vetëm 3 ndeshje.

Portugalisë iu rritën shumë kuotat sot, së bashku me Brazilin dhe Francën hyri në vallen e favoritëve. Kishin shumë personalitet, edhe pse sot kishin një ndeshje të fortë me Zvicrën, por për meritë të Portugalisë ata nuk shfaqën asgjë. Luzitanët janë skuadër e kompletuar. Pas një Zvicër euforike, akoma nuk e kishin kaluar euforinë e ndeshjes me Serbinë, nuk e kishin përgatitur ndeshjen siç duhej. Na zhgënjeu”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"