Shifrat/ Reali, klubi që ka shpenzuar më pak në sezonin 2017-2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 20:39

Shifrat/ Reali, klubi që ka shpenzuar më pak në sezonin 2017-2018

Reali i Madridit ka qenë klubi që gjithmonë dominonte merkaton europiane. Ndoshta ata nuk janë skuadra që bëjnë shumë blerje njëkohë- sisht, por normalisht që në 10-15 vitet e fundit ata nuk mungonin që çdo verë të bënin nga një goditje madhështore, nga ato me shumë zero që të linin pa frymë, me pak fjalë, dinin që të afronin në skuadër lojtarin më të fortë të kontinentit apo të botës, që ndërkohë nuk ishte pjesë e formacionit të tyre.

real madrid

Por, me të mbërritur Zinedin Zidan në stolin e “galaktikëve”, kërkesat e francezit kanë qenë fare të pakta, sepse ai është një nga ata trajnerë që di të vlerësojë të rinjtë, por ndoshta sivjet pati më shumë besim seç duhet te grupi aktual. Skuadra ka çaluar në kampionat dhe ka dalë nga lufta për titull që në fazën e parë, ndërsa në Champions u kualifikua si e dytë, prapa Totenhemit. Ndoshta kjo ka qenë një strategji e gabuar, sepse ekipet e tjera, duke nisur nga Barcelona apo edhe Siti e PSG, që janë pretendente për Ligën e Kampioneve, kanë shpenzuar shumë dhe blerje të mëdha, ndërsa shifrat tregojnë se Reali është skuadra e fundit për nga shpenzimet e kryera në merkato për sezonin 2017-2018, me vetëm 42.5 milionë euro.

Natyrisht që “dritarja” e dimrit të transferimeve nuk është mbyllur ende, por për momentin nuk ka as zëra dhe mesa duket, as shumë dëshirë për të afruar ndonjë lojtar në Madrid, duke parë se tashmë, objektivat e tyre kanë mbetur Champions-i (lojtarë të rëndësishëm që mund të blihen, s’mund ta luajnë këtë kompeticion) dhe Kupa e Mbretit.

Ekipet që kanë shpenzuar më shumë në 2017-2018

Barcelona 312.5 mln €

Man.Siti 249.3 mln €

PSG 238 mln €

Çelsi 216.8 mln €

Milan 194.5 mln €

Liverpul 167.8 mln €

Man.Junajtid 164.4 mln €

Juventus 151.4 mln €

Bajern Mynih 116.5 mln €

Atl.Madrid 102 mln €

Inter 80.5 mln €

Arsenal 55.1 mln €

Real Madrid 42.5 mln €

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"