Shifrat për Abazajn në “Panorama Sport”, deputeti-tifoz i Partizanit pyet ministrin Ahmetaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 23:00

Shifrat për Abazajn në “Panorama Sport”, deputeti-tifoz i Partizanit pyet ministrin Ahmetaj

Kristal Abazaj u transferua tek Anderlehti, dhe shifrat për transferimin e tij, ishin vërtetë të majme, për një lojtar që del nga Kategoria Superiore. 750 mijë euro shkon në total vlera e këtij operacioni në merkato, dhe përkatësisht, Skënderbeu që kishte kartonin e tropojanit, përfiton 563.000 euro, ndërsa Luftëtari, që e mbajti një pjesë të kartonit, përfiton 187.000 euro.

abazaj

Por, në një postim në Instagram me foton e gazetës “Panorama Sport”, është deputeti i PS, Erjon Braçe, që pyet ministrin e financave, Arben Ahmetaj, që është edhe me origjinë nga Gjirokastra, se sa është përfitimi i shtetit në këtë transferim. “Urime Urime! Skenderbeu perfiton 563 000 Euro, Luftetari perfiton 187 000 Euro. Po Buxheti i Shtetit sa fiton? Minister di gje ti? He pra se je dhe gjirokastrit!” – shkruan Braçe në Instagram.

erjon brace

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"