Shifrat nuk njohin rënie/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: 1124 persona pozitiv, zbuloni sa pacientë ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 17:38

Shifrat nuk njohin rënie/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: 1124 persona pozitiv, zbuloni sa pacientë ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë me COVID-19, 1124 persona, si dhe kanë humbur jetën 14 qytetarë.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Njoftimi i plotë:

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                             1124

Të shëruar në 24 orë                          569

Të shtruar në spitale                        437

Humbje jete në 24 orë                      14

Testime ditore                                 4254

Testime totale                            386,195

Raste pozitive                                    85,336

Raste të shëruara                           51,444

Raste Aktive                                   32,432

Humbje jete                                   1460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                  18708

Fier                                      2789

Durrës                              1721

Elbasan                          1582

Shkodër                        1544

Vlorë                              1454

Lezhë                          1162

Korçë                         989

Berat                          911

Gjirokastër               675

Kukës                       484

Dibër                       413

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"