Shifrat e veçanta të një Europiani shumë të paparashikueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 16:07

Shifrat e veçanta të një Europiani shumë të paparashikueshëm

UEFA ka publikuar në faqen e saj të internetit disa nga shifrat më të veçanta të Euro 2016, një aktivitet që ka thyer shumë “tabu”, por ku janë shënuar njëkohësisht edhe shumë rekorde të reja.

607136815_LB_0121_F3DF2433912F86E64F20D31C3DADC469_3545

0 – Finalja e të dielës mes Portugalisë dhe Francës ishte e para që përfundonte pa gola brenda 90 minutave

4 – Aron Ramsei dhe Eden Hazard ndanë mes tyre titullin e pasuesit më të mirë të turneut, duke dhënë secili 4 asiste në aktivitet

6 – Antuan Grizman me 6 golat e tij regjistroi shifrën më të lartë të golashënuesit të aktivitetit që nga viti 1984, kur “Këpucën e Artë” e mori Mishel Platini

9 – Goli i Kristiano Ronaldos ndaj Uellsit e barazoi atë me Platini në listën e golashënuesve të të gjithë kohëve, ndërsa kapiteni i Portugalisë u bë edhe futbollisti i parë që shënon në katër Europianë të ndryshëm

18 vjeç e 328 ditë – Portugezi Renato Sançez u bë lojtari më i ri që luan në një finale Europiani, duke thyer rekordin  e Ronaldos, i cili kishte luajtur në finalen e vitit 2004 në moshën 19 vjeç e 150 ditë

kristiano ronaldo

21 – Ronaldo përsëri, vendosi një rekord të ri për paraqitjen në fazën finale të turneve, gjatë ndeshjeve në grupe, duke i shtuar katër të tjera deri në finale, për të vendosur rekordin e ri të aktivitetit me 21 takime

27 – Numri i pritjeve nga Hanes Halldorson, portieri i Islandës, i cili kishte një mesatare prej më shumë se 5 pritjesh për ndeshje të luajtur

32,8 – Lojtari më i shpejtë në Euro 2016 ishte Kingslei Koman, sulmuesi i Francës i cili regjistroi shpejtësinë 32,8 km/orë dhe la në vend të dytë belgun Janik Karrasko (32,3 km/orë).

40 vjeç e 86 ditë – Gabor Kirali është heroi i ri i 40 vjeçarëve me tuta. Ai vendosi një rekord të ri për lojtarin më të vjetër në fazën finale të një aktiviteti europian. “Njeriu me pizhame” i Hungarisë ndihmoi kombëtaren e tij të kalonte fazën në grupe.

41 – Triumfi i Portugalisë ndaj Francës ishte suksesi i parë i luzitanëve pas 41 vitesh ndaj kësaj përfaqësueseje.

56 – Humbja në finale e Francës ishte e para që pësonte në fazën finale të një turneu të organizuar në shtëpi që nga viti 1960, kur ishte mundur 2-0 nga Çekosllovakia.

Germany-v-Slovakia

66,67 – U ekzekutuan me saktësi vetëm, 2/3 e penalltive të dhëna në Europian. Ronaldo, Serxhio Ramos, Aleksandar Dragoviç dhe Mesut Ozil gabuan nga pika e bardhë, mesatarja më e ulët e realizimit që nga viti 1972, kur u shënua vetëm 1 nga 2 penalltitë e dhëna.

100 – Robert Levandovski shënoi vetëm 100 sekonda pas fillimit të takimit çerekfinal të Polonisë ndaj Portugalisë, duke regjistruar golin e dytë më të shpejtë në fazën finale të Europianëve, pas atij të shënuar nga rusi Dmitri Kirishenko kundër Greqisë në vitin 2004 (67 sekonda).

1468185857171_lc_galleryImage_Eder_of_Portugal_scores_t

108 – U shënua një total prej 108 golash në 51 ndeshjet e turneut, me një mesatare prej 2,12 për ndeshje, një në çdo 44 minuta. Gjithsesi, shifra ishte në rënie, nga 2,45  e regjistruar katër vite më parë.

600 – Goli i shënuar nga Nani ndaj Islandës nuk mjaftoi për t’i dhënë Portugalisë suksesin në atë ndeshje, por ishte i 600 i fazës finale të Europianeve.

720 – Portugalia luajti 720 minuta në turne, duke përfshirë këtu tre herë shtesat, më shumë se çdo ekip tjetër në cilindo turne madhor. Rui Patrício ishte gjithmonë në fushë, Nani luajti 706 minuta.

2427303 – Ky ishte numri i shikuesve në aktivitet, me një mesatare për 47594 spektatorësh për ndeshje, më e larta që nga turneu i vitit 1988 me 8 skuadra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"