Shifrat e frikshme/ 3.6 gola për ndeshje, vetëm Bajerni më mirë se Interi në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:20

Shifrat e frikshme/ 3.6 gola për ndeshje, vetëm Bajerni më mirë se Interi në Europë

Golat e shënuar nga zikaltrit në pesë javët e para të kampionatit janë 18 duke i bërë jo vetëm më agresivët në Serinë A, por edhe në Europë. Interi nuk po njeh rivalë në shifra, me një mesatare prej 3.6 golash për ndeshje.

3222618-65969628-2560-1440

Askush në Itali si ai, kurse në pesë kampionatet kryesore europiane, vetëm Bajerni i Mynihut ka një ritëm më të lartë. Bavarezët kanë shënuar 20 gola në 4 sfidat e luajtura në Bundesligë, duke e çuar mesataren në 5 gola për ndeshje, më produktivët në Europë.

iNTER

Konkurrenca me gjermanët në këtë drejtim vendos përballë edhe Edin Xhekon me Robert Levandovskin, me polakun që kryeson me 7 gola ndaj 4 të tillëve të boshnjakut dhe është vënë përsëri në ndjekje të “Këpucës së Artë”. Ndërkohë, Xheko po përpiqet të provojë që mosha e tij është thjesht një numër dhe mund të bëjë akoma diferencën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"