Shifra të frikshme, PSG-ja mban Nejmarin në skuadër për shumën e… gjysmë miliard euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 18:30

Shifra të frikshme, PSG-ja mban Nejmarin në skuadër për shumën e… gjysmë miliard euro

Nejmar u transferua nga Barcelona tek PSG-ja në vitin 2017 për shumë rekord të 222 milionë eurove.

NEJMAR 1

Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar ditën e sotme kontratën e nënshkruar nga Nejmar në 2017 me PSG-në. Klubi francez pagoi për yllin brazilian rreth gjysmë miliardi euro ose më saktë 489 milionë euro për ta pasur në skuadër.

Kontrata parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43 milionë euro për pesë sezone. Në vitin e gjashtë, Nejmar do të fitoj 50 milionë euro si bonus për të qëndruar në klub. Të gjitha këto shuma, së bashku me klauzolën e lirimit prej 222 milionësh të paguar ndaj Barcelonës, sjellin shifrat e transaksionit në gati 490 milionë euro.

“El Mundo” shtoi gjithashtu se rinovimi i Nejmar deri në vitin 2025 është mbyllur me shifra të ngjashme me ato të vitit të fundit të kontratës së mëparshme dhe se braziliani i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit të lidhura me PSG.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"