Shifra të frikshme me trajnerin Zidan, 501 gola për 11 trofe. Mësoni sekretet te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 20:34

Shifra të frikshme me trajnerin Zidan, 501 gola për 11 trofe. Mësoni sekretet te Reali

Karim Benzema shënoi golin e 500-të për Realin e Madridit me Zinedin Zidanin si trajner. Sulmuesi francez i hapi rrugën fitores kundër Alaveshit dhe i shtyu “Galaktikët” afër titullit të 34-t kampion dhe të dytin me Zinedin Zidanin. Francezi ka 207 ndeshje si trajner i madrilenëve dhe skuadra e tij ka shënuar 2.4 gola për ndeshje. Në total janë 501 gola duke qenë se shënoi edhe Marko Asensio. Deri tani Reali ka fituar 10 trofe dhe po përgatit festën për të 11-in me Zidanin.Reali Superkupa

SËRISH BENZEMA- Ashtu si goli i 500-të mbajti firmën e Benzemasë, edhe i pari u shënua prej francezit. Ishte kundër Deportivos në 9 janarin e vitit 2016. Si për çudi, ajo ishte ndeshja e Garet Bejlit, i cili shënoi 3 gola. Sot është një rezervë luksi dhe jashtë planeve të skuadrës.

RONALDO ME 22%- Epoka e Zidanit te Reali është karakterizuar nga prezenca e një “kafshe” goli. Nga këto 501 gola, 22.3% (112) mbajnë firmën e Kristiano Ronaldos, i cili ka dy sezone larg klubit. Pas portugezit shfaqen Benzema me 74 gola dhe Bejl me 44. Në total janë 32 golashënues me Zidanin. Në grupin aktual të lojtarëve nuk kanë shënuar vetëm Militao dhe Mendi.

SELTA VIKTIMA- Asnjë nga skuadrat që është përballur me Zinedin Zidanin në 207 ndeshje zyrtare nuk ka shpëtuar pa pësuar gol. “Viktima” e preferuar ishte Selta Vigo me 31 gola në 10 sfida. Vetëm një skuadër ka qenë e aftë që të mbajë mesatare më të ulët se 1 gol për ndeshje dhe bëhet fjalë për Mançester Sitin, që ka pësuar 0.66 gola për ndeshje. Ky nuk është lajm i mirë për Realin sepse do të jetë kundërshtari i radhës në Champions dhe Zidan duhet të përmbysë humbjen.Reali

DY ROVESHATA- Mes 501 golave të shënuar nga Reali nën drejtimin e Zidanit, ka dy gola shumë të rëndësishëm dhe shumë mënyra. Duke kërkuar në “muzeun” e këtyre golave gjejmë dy perla si ajo e Ronaldos ndaj Juventusit dhe si roveshata e Bejlit në finalen e Kievit kundër Liverpulit.

LOJA E AJRIT- Me 20 gola Kristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë me kokë i Zidanit. Pas portugezit janë Benzema dhe Ramos me nga 14 gola. Në total janë 16 goleadorë që kanë shënuar me kokë me francezin dhe vëmendjen e tërheq Lukas Vaskez.

GODITJE DËNIMI-Goditjet e dënimit janë një “armë” e papërdorur mirë nga Zinedin Zidani. Vetëm 10 nga 501 golat e shënuar me francezin kanë ardhur nga goditjet standarde direkte: 6 gola Ronaldo, 1 Ramosi, 1 Asensio, 1 Hames dhe 1 Naço. Që nga koha kur Zidan ka debutuar me Realin, Mesi ka shënuar 26 gola me goditje standarde te Barcelona.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"