Shifra të “çmendura”, ja sa milionë euro pritet të arkëtojë Interi nga takimi me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 19:16

Shifra të “çmendura”, ja sa milionë euro pritet të arkëtojë Interi nga takimi me Barcelonën

Në shtëpinë e Interit po e presin me padurim sfidën ndaj Barcelonës ditën e nesërme, që do të përcaktojë shumë për të ardhmen e klubit zikaltër në Champions League për këtë sezon.

tifozet e interit

Diçka e tillë shihet edhe tek biletat e shitura në stadiumin “San Siro”. Siç raporton “Corriere dello Sport”, mbrëmjen e nesërme priten plot 72 mijë tifozë në stadium, dhe nga shifrat paraprake, pritet që të arkëtohen plot 8 milionë euro nga biletat.

Kjo shifër pritet që të shënojë një rekord në Itali, dhe do të thyhet edhe ai i vendosur në takimin e tetorit mes Interit e Juves, ku zikaltrit arkëtuan 6.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"