Shifra marramendëse për një biletë ndaj Bajernit, për tifozët e PSG-së nuk është aspak problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 14:14

Shifra marramendëse për një biletë ndaj Bajernit, për tifozët e PSG-së nuk është aspak problem

Pasi kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro në merkaton e kësaj vere, shifrat e çmendura për skuadrën e PSG-së vazhdojnë. Bëhet fjalë për biletat e sfidës ndaj Bajernit për Ligën e Kampioneve.

Stadiumi i PSG

Përpos faktit që janë shitur të gjitha biletat, vlejnë për t’u përmendur edhe shifrat marramendëse për këto bileta, ku më e shtrenjta arrin shifrën prej 1500 eurosh, ndërsa më e lira ka kushtuar 134 euro, 34 euro më e shtrenjtë se një biletë e zakonshme për sfidat e këtij niveli.

Stadiumi i Parisit

Sfida ndaj Bajernit, e cila do të luhet në stadiumin “Prinzenpark” të kryeqytetit francez, ka bërë që tifozët të paguajnë më shumë se në çdo stadium të botës, ku, përpos çmimit të lartë, të gjitha biletat janë shitur.

PSG

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"